Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka kërkuar që partnerët ndërkombëtarë të reagojnë ndaj gjuhës kërcënuese të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiq sot ka qëndruar në Medvegjë dhe nga atje ka dërguar fjalë kërcënuese për Kosovën. Ai në cilësinë e komandantit suprem të forcave Ushtarake të Serbisë, ka thënë se forcat serbe të vendosura pranë Kosovës janë në gjendje të pengojnë çdo sulm të mundshëm kundër shtetit të Serbisë dhe popullatës së saj e cila, ka shtuar ai, ”jeton jo vetëm në këtë anë të kufirit”, transmeton Koha.net.
LEXO EDHE: “Ushtria dhe Policia e Serbisë në gjendje gatishmërie te kufijtë e Kosovës”
Ramadani përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjenocidi dhe spastrimi etnik, që u ka ndihmuar edhe vetë Vuçiqi, nuk do të mund të përsëriten më kurrë.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar sërish Kosovën, duke thënë se Ushtria serbe është në gjendje gatishmërie në kufirin me Kosovën. Secili duhet ta ketë të qartë se gjuha kërcënuese e Vuçiqit është e papranueshme dhe sjellë tensione të mëtejshme. Për më shumë, kjo kërcënimet e Vuçiqit dëshmojnë edhe njëherë pretendimet e vjetra të Serbisë. Vuçiq duhet ta kuptojë se koha e Millosheviqit ka përfunduar. Gjenocidi dhe spastrimi etnik, që u ka ndihmuar edhe vetë Vuçiqi, nuk do të mund të përsëriten më kurrë!", ka shkruar Ramadani.
-
Ramadani: Ndërkombëtarët s’duhet të heshtin ndaj kërcënimeve të çmendura të Vulinit
-
“Ushtria dhe Policia e Serbisë në gjendje gatishmërie te kufijtë e Kosovës”
-
Bajrami: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
-
Kërcënim i ri nga Serbia
-
Vuçiqi thotë se të gjithë po përgatiten për luftë