Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përsëritur se më 30 qershor do të mbahen zgjedhjet, edhe pse presidenti Ilir Meta i anuloi ato.
Në Pogradec, në kuadër të fushatës, Rama ka thënë se kryetari aktual nga Partia Demokratike ka mendjen vetëm që të bëjë pallate.
Duke folur për një grup që tentoi t’i bllokonte rrugën në qytet, Rama ka përsëritur se zgjedhjet mbahen më 30 qershor dhe këtë s’ka kush ta ndalë.
“Konkurrentët ishin rrugës, një çetë e vogël atje, grupe të shpërndara në rrugë , që të kujtojnë grupet e enveristëve në 1990 dhe në fillim të 1991 kur dilnin të frenuar të pa frenueshmen. Sot dalin për të frenuar drejtësinë, por nuk kanë për t’ia dalë. Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor, nuk e luan as topi dhe as burri i fallxhores”, ka thënë ai, raporton tch.
-
Rama: Nuk negociojmë demokracinë, zgjedhjet më 30 qershor
-
Rama: Këto zgjedhje nuk janë më të mirat, sepse nuk kemi kundërshtarë
-
Rama kundërshton vendimin e Metës: Më 30 qershor do ketë zgjedhje, nuk janë as të presidentit as të partive
-
Rama i prerë, zgjedhjet në Shqipëri do të mbahen më 30 qershor
-
Phillips: Zgjedhjet në Shqipëri, si në kohën e Enver Hoxhës - duhet të përsëriten