Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ua ka uruar 28 Nëntorin krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që sot gjenden në Hagë në përballjen me Gjykatën Speciale.
Pas një ceremonie në Vlorë, Rama në një prononcim ka uruar të gjithë shqiptarët, duke veçuar luftëtarët e UÇK-së.
“Dëshiroj t’u uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë, këtë ditë të bekuar të flamurit tonë kombëtar, të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njëkohësisht në këtë ditë që është edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës , dëshiroj t’i uroj festën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit, Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi”, u shpreh ai, raporton TCH.
Artikuj të ngjashëm
-
Rama uron Kosovën për Ditën e Çlirimit
-
Kurti: Lufta jonë ka qenë e drejtë, urojmë që verdikti i Speciales të jetë në përputhje me këtë
-
Rama uron Thaçin për 18-vjetorin e Pavarësisë: Më vjen keq që s’bëj dot më shumë
-
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”
-
Kurti uron për “Nëntor të Tretë”