Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës do të synojnë transformimin e Prishtinës në një qytet praktik, të pastër e të gjelbër.
Rama i bëri këto deklarata pasi u bë publik koalicioni mes LDK-së e PDK-së në kryeqytet, ku u prezantuan edhe emrat e disa prej drejtorëve.
“Pas një kohe të konsiderueshme negociatash me partnerët tanë, sot kam kënaqësinë të prezantojë ekipin tim të drejtorëve që do ta udhëheqin Prishtinën. Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe pritjen e cila ka qenë për qëllimin më të mirë, për të zgjedhur njerëzit më të mirë, më profesionist dhe më adekuat për të udhëhequr drejtoritë përkatëse, në përputhje me vizionin e transformimin e Prishtinës. I falënderoj partnerët tanë të koalicionit dhe i uroj suksese drejtorëve në transformimin e Prishtinës në një qytet praktik, të gjelbër, të pastër dhe një qytet të përjetimeve”, ka thënë Rama.
Rama ka paralajmëruar se janë duke diskutuar edhe shtimin e disa drejtorive të reja, siç është Drejtoria për Rini, Drejtoria për Qytetin e Mençur, Drejtoria për Biznes, Drejtoria për Siguri, mirëpo edhe nuk ka një vendim përfundimtar.
-
Rama konfirmon bashkëqeverisjen me PDK-në
-
LDK-ja tha se s’ka koalicion me PDK-në, Rama flet për bashkëqeverisje me disa parti
-
Rama për koalicion të mundshëm VV-LDK: E mirëseardhur çka do që hap procese transformimi
-
Rama: Nuk e synoj drejtimin e LDK-së
-
Rama: Vazhdojmë bashkë, për Prishtinë që bashkon, krijon dhe frymëzon