Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama sot në Bruksel, fokus tensionet në mes Kosovës e Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të udhëtojë këtë të hënë drejt Brukselit, ku do të takohet me presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel.

Tensionet mes Kosovës e Serbisë dhe gjetja e rrugës për normalizimin e dialogut Prishtinë-Beograd, pritet të jenë në fokus të takimit mes Ramës e Michel.

Udhëtimi i kreut të qeverisë në Bruksel vjen pas propozimit të draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Më 8 qershor, kryeministri Edi Rama i ka dërguar një draft presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, si propozim për formimin e Asociacionit të komunave serbe.

Rama e konsideroi Asociacionin si “nyjë gordiane” të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, teksa shtoi se drafti është punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë prej kohësh.

Edhe Rama në Bruksel: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë - Serbi detyrim ndaj gjithë rajonit Arbëri Rama në Bruksel: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë - Serbi detyrim ndaj gjithë rajonit

Sipas Ramës, drafti ishte dokument konfidencial dhe dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe se Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjitha rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Po ashtu, më 21 qershor, Rama u ka nisur sërish një letër presidentit Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit të KE-së lidhur me domosdoshmërinë e një shtyse të re konkrete.