Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama shkarkon të gjithë prefektët e qarqeve të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar të gjithë prefektët në qarqet e Shqipërisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Ndërkohë kryeministri Rama pritet të dalë në një konferencë për mediat pas përfundimit të mbledhjes.

Nuk dihen ende motivet e shkarkimit, por më herët shefi i qeverisë kishte paralajmëruar krijimin e një ekipi me prefektë të rinj.