Prishtina do të ketë sheshin deri te Posta, e që më vonë mendohet të bëhet deri te “Rrethi i Flamurit”, ka deklaruar të enjten kryetari i Prishtinës Përparim Rama.
Deklarimin e bëri në një diskutim publik me qytetarët e Prishtinës, ku mori sugjerime të ndryshme nga ta.
Sipas Ramës, është shumë e nevojshme që t'i jepet përparësi këmbësorit.
“Ulpiana edhe Dardania kanë qasje të shumta, nuk ka nevojë që qasja të jetë në këtë rrugë dhe duhet të dimë që aty po ndërtohet xhamia dhe është tregu dhe do të jetë një ngarkesë në këtë mënyrë siç është. Prandaj fillimisht po mendohet të jetë sheshi deri te Posta. Do të kemi një hapësirë më shumë për fëmijët tanë dhe do të jetë një përjetim më i mirë. Sheshi deri te ‘Rrethi me Flamur’ është për të mirën e gjithë qytetarëve. Pra do i japim përparësi këmbësorit”, ka thënë ai.
-
Rama prioritet këmbësorët, synon zgjerimin e sheshit deri “Te Rrethi me Flamur”
-
Rama prezanton planin për sheshin “Xhorxh Bush”, qytetarët shprehin mospajtim
-
Rama prezanton projektin për sheshin “Xhorxh Bush”: Transformimi i Prishtinës ka nisur
-
Rama: S’kemi çare pa e zgjat sheshin deri te Rrethi i Flamurit
-
Kryetari i Prishtinës me video nga sheshi “Xhorxh Bush”: S’po na nxajnë sheshet