Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se thirrja e tyre për t’i dëgjuar me vëmendje aleatët e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare!
Ai në Twitter ka shkruar se nga kjo situatë në veri po përsëritet vazhdimisht si shkak i së kaluarës.
“Ky udhëkryq ku konflikti kthehet e rikthehet çdo vit si produkt i të shkuarës, me Serbinë që ekspozon trupat në kufirin ku fuqia e saj është e barabartë me zero dhe Kosovën që ekspozon ngurrimin e saj për të finalizuar dialogun, dilet vetëm me dialog e me aleatë të fuqishëm”, ka shkruar ai.
Ka thënë se lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhunuesit e tyre të dhe lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm.
“Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova”, ka thënë ai.
-
Rama: Kosova është shtet për ne, por jo për Serbinë – ky është problemi i madh
-
Rama në OKB: Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar
-
Rama: Kosova dhe Serbia t’i tejkalojnë mospajtimet për t’ia pamundësuar Rusisë ndikimin në rajon
-
Rama kërkon përsëri shtimin e trupave të KFOR-it përgjatë kufirit Kosovë-Serbi
-
Rama: Kosova e Serbia duhet të merren vesh, s’ka asnjë rrugë tjetër