Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se e mbështet vendimin e Qeverisë së Kosovës që Manastirit të Deçanit t’i jepen tokat sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai e ka cilësuar të vonuar vendimin e Qeverisë së Kosovës.
“E përkrah plotësisht vendimin, më mirë vonë se kurrë, të Qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket Manastirit të Deçanit. Inkurajoj lidershipin e Kosovës të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët në demonstrimin se Republika e Kosovës është me të vërtetë partnere e rritur, e besueshme, e komunitetit euro-atlantik”, ka shkruar Rama në Twitter.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që t’ia njohë Manastirit të Deçanit të drejtën në pronë në 24 hektarë. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Vendimi është mirëpritur edhe nga emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.
-
QUINT-i mirëpret vendimin për pronat e Manastirit
-
Kurti për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit: Ka folur zëdhënësi im, por e ka sqaruar edhe ministri
-
Rashiq: Deklarata ime për pronat e Manastirit të Deçanit s’ishte plotësisht e saktë
-
Haradinaj pas deklaratave të Rashiqit: Publikut i servohen slogane patriotike çdo ditë, e realiteti del nga goja e vetë ministrave serbë të Qeverisë
-
Qeveria: Rashiqi ka ngatërruar çështjen e Manastirit të Deçanit me vizitën e Patriarkut Porfirije