Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: Raporti, dokument politik i njëanshëm

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar raportin e ministrave teknikë “një dokument politik, krejt i njëanshëm”.

“Duke i falënderuar ministrat teknikë të Partisë Demokratike për kontributin e dhënë dhe posaçërisht zëvendëskryeministren për rolin konstruktiv e për nivelin profesional në drejtimin e Task Forcës për zgjedhjet, kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen për përmbylljen e kësaj eksperience pozitive me të ashtuquajturin material përmbledhës për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2017. Raporti në fjalë fatkeqësisht kompromenton si një epilog krejt i pavend, gjithçka të mirë u ndërtua në funksion të zgjedhjeve më të mira që Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë. Ky raport është një dokument politik, krejt i njëanshëm dhe aspak në nivelin e lartë profesional të zëvendëskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forcës në fjalë”, lexohet në një deklaratë të Zyrës së kryeministrit, transmeton TCh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sidoqoftë, kryeministri i falenderon ministrat teknikë për gjithçka të mirë bënë apo u përpoqën të bënin gjatë mandatit të tyre të posaçëm. Duke u shprehur mirëkuptimin e tij të plotë, qoftë për disa gafa të bujshme e krejt të panevojshme pas zgjedhjeve në sektorin e arsimit, qoftë për mbytjen në fund fare në lugën e ujit të politikës, prej ku ka dalë edhe raporti i njëanshëm, joteknik e joprofesional i Task Forcës, kryeministri Edi Rama u uron zonjave e zotërinjve të dorëhequr shëndet e suksese të mëtejshme në jetë”, mbyllet deklarata.