Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: Ka vetëm një bashkëqeverisje, ajo e zgjedhjeve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në komunikimin javor në rrjetet sociale, foli për marrëveshjen e arritur me Partinë Demokratike.

Sipas tij, arritja e marrëveshjes është një libër më vete, ndryshe nga ajo që është lexuar deri tani.

Rama theksoi se ministrat e rinj teknikë do të jenë në detyrë si kujdestarë të etikës zgjedhore, pra që nuk do të lejojnë përdorimin e administratës në zgjedhje.

Ai bëri me dije se marrëveshja parashikon edhe dialog mes palëve, pa pasur nevojë për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

“Pika themelore e marrëveshjes është dialogu, për t'u bërë seriozë në sytë e Evropës. Dialog do të ketë edhe pas zgjedhjeve, për ecurinë drejt integrimit evropian”, u shpreh ai.

Rama tha se ka vetëm një bashkëqeverisje në këtë marrëveshje, e cila është bashkëqeverisja e zgjedhjeve. “Të jemi të qartë dhe ta dëgjojnë mirë të gjithë, në këtë marrëveshje ka vetëm një bashkëqeverisje, kjo është bashkëqeverisja e zgjedhjeve për të siguruar një “fair play” mes palëve deri më 25 qershor si asnjëherë më parë në historinë e pluralizmit në Shqipëri”, tha Rama.