Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar disa fotografi të qytezës Thumanë, katër vjet pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.
Thumana ishte ndër zonat më të goditura nga ky tërmet që la të vdekur 51 persona. Përveç viktimave, në këtë vend pati edhe dëme të shumta materiale.
Rama ka publikuar fotografitë ku shihen ndryshimet e bëra për katër vjet.
“#TiNukDoJeshKurrëVetëm. Thumanë 26 nëntor 2023”, ka shkruar ai.
Më 26 nëntor të 2019-s, Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4 ballësh.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbërrin në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit e dërguar nga Shqipëria
-
Rama: Një mision shpëtimi do të niset sot për në Turqi
-
Rama: Të gjithë ata që kryen dhunë do ta kenë hijen e shtetit pas deri kur ta shlyejnë dëmin
-
Rama: Protestat janë kurth i ngritur që kërkon gjak
-
Rama pas protestave të dhunshme: Këto s’janë duart e studentëve, por të opozitës