Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, tha se për vite të tëra pronat komunale janë shfrytëzuar pa ndonjë kompensim.
Ai gjatë shqyrtimit të rekomandimeve të komisioneve për verifikimin dhe vlerësimin e kontratave për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale, theksoi se një gjë e tillë nuk do të ndodh më.
Rama ka sqaruar për këtë ka formuar tri komisione profesionale të cila kanë dal me një varg rekomandimesh, duke shtuar se pronat komunale nuk do të mund të shfrytëzohen më pa leje dhe kompensim.
“Kam themeluar tre Komisione për pronën komunale, për një temë kaq të rëndësishme. Një numër i madh i këtyre pronave është shfrytëzuar por kryeqyteti nuk ka pasur ndonjë të mirë. Tash pronat që janë të kryeqytetit do të rregullohet dhe do të jenë në të mirë të qytetarëve”, tha Rama.
Shefi i Zyrës Ligjore Arben Kqira, tha se Komisioni profesional për verifikimin dhe vlerësimin e kontratave për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale ka rishikuar 6 kontrata.
Edhe
Rama: Kemi nisur lirimin e banesave komunale që janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme
Ai duke folur për ato kontrata tha se kanë pasur problem për mbledhjen e informacioneve për dy kontrata.
“Komisioni gjatë kësaj periudhe ka pasur vështirësi sidomos me këto kontrata, sepse kemi pas mungesë të informacionit për të ardhur deri të gjetjet. Është paraqitur edhe raporti”, tha ai. / EO
-
Rama: Shtëpia te Rruga A është ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale
-
Memorandumi me “Pastrimin” i parapriu kontratës së jashtëligjshme të Komunës së Prishtinës me privatët
-
Komuna e Prishtinës arsyetohet se iu kërkua ndihmë nga “Pastrimi” pas kontratës me negocim
-
Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona