Një projekt shumëkatësh kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka prezantuar edhe para disa viteve, por Kuvendi Komunal miratoi planin rregullues me anë të së cilit lejohen ndërtesa vetëm deri në 7-8 kate në lagjen Kalabria, në lokacionin e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.
Megjithatë kryetari i Prishtinës përsëri po e prezanton projektin që përfshinë ndërtesa shumëkatëshe e që tejkalojnë koeficientin 3 të planit rregullues, duke përfshirë kështu hapësirë prej 15.5 hektarë e që është hapësirë shumë më e gjerë se vetëm ajo e Stacionit të Autobusëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy e shumë projekte të tjera milionëshe për Prishtinën pritet të paraqiten më 28 prill në konferencën “Investimet Strategjike të Prishtinës”.
Në uebfaqen “Prishtina përtej”, thuhet se projekti i Stacionit të Autobusëve parashihet të kushtoj 250 milionë euro.
Të gjithë kryetarët e kanë premtuar spitalin e kryeqytetit duke përfshirë edhe kryetarin aktual, Përparim Rama. Megjithatë asnjëri nuk arriti të realizojë këtë projekt. Por në mandatin e dytë, Rama synon një projekt 90 milionë eurosh për spitalin me një hapësirë 50 mijë metra katrorë.
Në këtë konferencë pritet të paraqitet edhe projekti “Eco-parku industrial” i Prishtinës, e që parashihet të ndërtohet në Bërnicën e Poshtme.
200 milionë euro për projektin që përfshinë 65 hektarë tokë.
Megjithëse në mandatin e parë nuk arriti të realizojp, synimet e Ramës për unazën e kryeqytetit nuk ndalen. Në vlerë prej 220 milionë euro për 29 kilometrat rrugë të kësaj unaze është projekti i “Prishtina-përtej” i Ramës.
Një projekt tjetër i premtuar i Ramës ndërtimi i parkingjeve nëntokësore është i përfshirë te projektet më madhore të tij. 25.4 milionë euro pritet të investohen për këto parkingje.
Në total vlera e investimeve kalon mbi 1 miliard euro.