Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama pret që opozita në Shqipëri të reflektojë, ajo që bënë ishte katastrofë për ta

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama konfirmoi edhe një herë se është i gatshëm që të bashkëpunojë me opozitën në të mirë të vendit.

Në një intervistë për “Al Jazeera-n”, kryeministri Rama deklaroi se është i gatshëm për dialog me opozitën dhe se politika e ka për detyrë që të bashkojë vendin.

Rama tha se bojkoti ishte një katastrofë për opozitën, por e ardhmja sipas tij, duhet parë me optimizëm.

“Politika duhet të bëjë punën e saj për të bashkuar vendin. Por natyrisht që duhen dy veta për të kërcyer një tango. Shpresoj që miqtë tanë në opozitë, do të reflektojnë dhe do të kuptojnë që ajo që bënë ishte një katastrofë për veten e tyre”, deklaroi Kryeministri Rama.