Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se me buxhetin e ri do të ketë një tjetër rritje page për zjarrfikësit, mësuesit dhe mjekët.
Rama ka thënë se rritja e re parashihet me buxhetin e ri.
“Me buxhetin e ri do të ketë një tjetër rritje siç do të ketë për mjekët, mësuesit. Jam dakord me këtë shprehje pakënaqësie, ndoshta ngaqë nuk e kemi shpjeguar siç duhet, ky është vetëm hapi iu parë për të filluar si për të gjitha kategoritë e tjera që rritën pagat me buxhetin e ri siç do të parashikojmë një tjetër rritje për të vazhduar të përballojmë inflacionin për pensionistët, do të kemi rritje për zjarrfikësit, mësuesit, mjekët”, ka thënë Rama gjatë një komunikimi online të shtunën.
Artikuj të ngjashëm
-
Shqipëria rrit pagat e policëve, zjarrfikësve, administratës publike, pensionet e ndihmat sociale
-
Rama: Nga viti i ardhshëm 100 milionë euro shtesë për pensionistët
-
Qeveria e re në Shqipëri synon nga 1,250 euro paga për mësuesit deri në vitin 2029
-
Parlamenti në Shqipëri voton për rritjen e pagave për deputetë dhe ministra
-
Rama: Me pagë minimale e kemi lënë pas edhe Kosovën