Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është jashtë duarve të tij që të bëjë diçka sa i përket grevës së përgjithshme të thirrur nga BSPK-ja.
Rama ka thënë se para grevës ka thënë se rrogat në shërbimet publike janë shumë të ulëta, ndërsa ka shtuar se shpreson të arrihet një gjuhë e përbashkët dhe se fëmijët t’i kthehen sa më shpejt bankave shkollore.
“Ne nuk kemi mundësi negocimi këtu. Kemi bërë ftesë edhe nga niveli qendror e edhe nga sindikalistët që të negociojnë e të takohen e gjejnë gjuhë të përbashkët e të fillohet viti shkollor dhe puna në administrata. Ngritja e çmimeve si rezultat i luftës në Ukrainë, është pikë kyçe dhe bazë për të kërkuar rritje të pagave. Kam folur gjithmonë, para grevës, se pagat në shërbimet publike janë shumë të ulëta dhe duhet rishikuar. Të ngrisim nivelin e pagave. Shpresoj që diskutimet të jenë të përditshme e të gjendet zgjidhje sa më shpejt. Kemi impakte negative për fëmijët, për qytetarët”, ka thënë Rama në emisionin “038” në KTV.
-
Rama: Askush mbi ligjin
-
Rama kërkon takim urgjent me Qeverinë për krizën e transportit urban: Zgjidhja është e thjeshtë
-
Nga e hëna ndërpritet transporti publik në kryeqytet, Rama: Buxheti u bllokua për inate politike
-
Rama i dërgon kërkesë urgjente Kurtit për buxhetin e Prishtinës
-
Rama: Qeveria po e bllokon kryeqytetin për hakmarrje politike