Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në rubrikën e tij “Amarcord” në Facebook ka publikuar një foto të luftëtarëve të Kaçanikut me rastin e nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ai e nis shkrimin e tij me: “Kaçanik të raftë pika, nuk e ditke çka asht frika!”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duken vetëm një grusht në këtë foto, luftëtarët kosovarë të Kaçanikut më 1911 në një peisazh bukurie të egër. Por është vepra e tyre dhe e shumë të sakrifikuarve të tjerë në breza, që përkujtohen me nderim të madh në atmosferën e përvjetorit të nëntë të pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Rama në Facebook.
