Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama padit Berishën për shpifje, kërkon 100 mijë lekë dëmshpërblim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur padi ndaj Sali Berishës për shpifje, lidhur me deklaratat e këtij të fundit për shitje të detit fqinjëve grekë.

Rama kërkon shpërblim dëmi moral nga Berisha një shumë prej 100 mijë lekësh.

Seanca e parë është mbajtur ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës dhe padia Rama-Berisha po shqyrtohet nga gjyqtarja Fida Osmani. Ndërkohë qe seanca e radhes do te jete me 11 prill.

Gjithsej janë 40 padi që kryeministri Rama nga ngritur ndaj përfaqësuesve të opozitës, përmendim këtu kreun e PD, Lulzim Basha, apo ish deputetet Jorida Tabaku, Ervin Salianji etj . Në procesin e sotëm gjyqësor, avokatët mbrojtës të Berishës kanë kërkuar mbledhjen e të gjitha dosjeve nën akuzën e shpifjes në një/G.SH.