Situatë e tensionuar paraqitet aktualisht në qytetin e Shkodrës ku pritet të nisë takimi elektoral i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Protestuesit e opozitës janë përplasur me forcat e policisë, duke kundërshtuar praninë e Ramës.
Policia ka përdorur edhe gazin lotsjellës, për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve.
Për momentin janë duke u hedhur gurë dhe sende të tjera drejt efektivëve, por nuk ka përplasje fizike.
Mbështetësit e opozitës vijojnë të qëndrojnë pranë sheshit ku do të mbahet mitingu elektoral i Partisë Socialiste.
“Rama ik” është thirrja më e shpeshtë që dëgjohet nga protestuesit./tch/
Artikuj të ngjashëm
-
Tensione në protestën në Shqipëri para seancës së Kuvendit, lëndohen dy policë
-
20 ditë protesta në Shqipëri – kërkohet dorëheqja e kryeministrit
-
Dita 4 e protestave për Zvërnecin – përplasje mes policisë e protestuesve
-
Vazhdojnë protestat e opozitës në Shqipëri - hidhen molotovë, fishekzjarrë e gaz lotsjellës
-
Tensione në protestën e opozitës në Shqipëri, hidhen molotovë e fishekzjarrë