Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës në vendin tonë, do të vazhdojë takimet me liderët e partive politike.
Rama do të zhvillojë takime me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, atë të AKR-së, Behgjet Pacollin dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Po ashtu, në agjendë është paraparë edhe një takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, por ky i fundit nuk pritet që të takohet me shefin e ekzekutivit shqiptar për shkak të një përplasjeje të mëhershme rreth idesë së shkëmbimit të territoreve që përfundoi me një padi të kryeministrit të Shqipërisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Haradinajt për shpifje.
Në fund të vizitës së tij në Kosovë, Rama pritet të mbajë edhe një konferencë për media.
Vizita e kryeministrit Rama në Kosovë vjen pasi Gjykata Speciale publikoi propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte.
-
Rama: Ditën kur Mihali i del në mbrojtje LDK-së, LDK-ja duhet të shikohet në pasqyrë
-
Rama në Francë, pritet nga Macroni
-
Rama konfirmon bashkëqeverisjen me PDK-në
-
LDK-ja tha se s’ka koalicion me PDK-në, Rama flet për bashkëqeverisje me disa parti
-
Liderët evropianë në Armeni për samitin e Komunitetit Politik Evropian, marrin pjesë Kurti e Rama