Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për njohjen dhe pranimin e Kosovës.
Ai ka thënë se kjo asamble s’do të jetë kurrë e plotë pa qenë aty edhe Kosova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Historia e Kombeve të Bashkuara është histori e zgjerimit të pandërprerë. Nisi me 50 anëtarë në San Franciso dhe tani jemi 193. Megjithatë, kjo asamble e madhe s’është e s’do të jetë e plotë pa një nga shtetet e rajonit tonë - Republikën e Kosovës”, ka thënë Rama.
Rama ka kujtuar se shteti i Kosovës ka lindur me ndihmën e ndërkombëtarëve. Ai ka thënë se çështja s’do të përfundojë pa e kuptuar të gjithë se “një Kosovë e pavarur e sovrane është realitet që ka sjellë stabilitet në rajon që 13 vjet”.
Ai ka përfunduar fjalimin për Kosovën duke thënë se Shqipëria e sheh njohjen e ndërsjellë të vetmen zgjidhje nga dialogu Kosovë-Serbi.