Edi Rama zhvilloi në Emiratet e Bashkuara Arabe, një takim me lartësinë e tij Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum.
Kryeministri theksoi gjatë takimit nevojën për të nxitur bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, ndërsa ftoi sipërmarrësit nga Emiratet e Bashkuara Arabe që të investojnë në Shqipëri.
Turizmi dhe infrastruktura, sidomos portet detare, janë fushat që shihen më me interes mes dy vendeve. Gjithashtu, në takim të dy palët diskutuan edhe për mundësinë e vendosjes së një linje ajrore të Amirateve të Bashkuara që të lidh dy vendet, transmeton tch.
Lartësia e Tij, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum e falënderoi kreun e qeverisë shqiptare për vizitën, ndërsa shprehu gatishmërinë për të nxitur investimet në Shqipëri.
-
Osmani me presidentin e Emirateve diskuton për investime në energji, turizëm e shëndetësi
-
Si do të duket “Dubai shqiptar”
-
Presidenti Erdogan lavdëron sheikët e Emirateve të Bashkuara Arabe
-
Shala takoi sekretarin për investime të huaja në EBA, diskutojmë për thellim të bashkëpunimit ekonomik
-
Memorandum për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik Kosovë- Emirate