Prishtinë, 16 Janar - Oda Ekonomike e Kosovës.në kuadër të Forumit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. që po mbahet në Dubai, nënshkroi Memorandum të Bashkëpunimit me Federatën e Odave të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ky Memorandum ka për qëllim nxitjen e investimeve reciproke dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik tregtar si dhe raporteve miqësore në mes dyja vendeve.
Gjithashtu përmes këtij memorandumi synohet promovimi i bashkëpunimit në mes të komunitetit biznesor të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kosovës.
Në këtë forum ekonomik po marrin pjesë edhe përfaqësues të bizneseve kosovare nga sektorë të ndryshëm, të cilët në takimet B2B po shfaqin potencialin e tyre dhe po krijojnë lidhje biznesore me biznese nga EBA.
Ky forum duhet të shërbejë si pikënisje e bashkëpunimit reciprok me rezultate konkrete në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe fuqizimit të sektorit privat.
-
Oda Ekonomike dhe EYE bashkë për të mbështetur zhvillimin e bizneseve
-
Osmani me presidentin e Emirateve diskuton për investime në energji, turizëm e shëndetësi
-
Osmani priti në takim një delegacion të lartë shtetëror nga Emiratet e Bashkuara Arabe
-
OEK-u dhe USAID-i bashkë për fuqizimin e drejtësisë komerciale
-
Nënshkruhet marrëveshja përmes së cilës rritet mbështetja e UNDCO për ekonominë në Kosovë