Në një konferencë të përbashkët të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, ky i fundit ka folur për temën e korrigjimit të kufijve.
Rama ka thënë se kush është kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, “është tradhtar dhe gomar”.
Rama u pyet në lidhje me idenë e presidentit të Kosovës për korrigjim të kufirit ku sipas kryeministrit të Shqipërisë tha se nuk mund të ecet gjithmonë me takime ku bëhen vetëm fotografi.
"Për mua asgjë nuk duhet përjashtuar. Hashim Thaçi është president i vendit dhe komandant i Ushtrisë. Kush ngre dorën ndaj Hashim Thaçit duke e quajtur tradhtar, është gomar", tha ai, transmeton ksp.
Për tarifën 100 për qind, Rama tha se vendimi i Qeverisë të Kosovës është reagimi më normal në një situatë anormale.
"Nuk mundet dot të vazhdojë të pranojë Kosova që mallrat e Kosovës të jenë të palejuara e mallrat serbe të vazhdojnë të hyjnë", tha Rama.
Edhe
Bislimi: Nuk është problemi pse Rama mbrojti Thaçin, por pse mbrojti idenë që po shtyhet nga ai
Rama tha se Shqipëria është e interesuar të ndërtojë raporte strategjike me Serbinë.
“Por Serbia nuk duhet të përdor dy fytyra, një me Kosovën e një me Shqipërinë. Kjo është e papranueshme. Serbia nuk është viktimë, Kosova është viktimë. Shqipëria dhe Kosova do të ecin dorë për dorë si dy shqiponja krenare", tha Rama.
-
Rama i quan gomarë të gjithë ata që e quajnë tradhtar Hashim Thaçin
-
Deda: Mirë që Rama s’vendos për Kosovën se kush e di ku do t’i kishim kufijtë
-
Rama shpërndan fjalimin në OKB: Të fala atyre në Kosovë që më shajnë si ‘vëllanë e Vuçiqit”
-
Rama: Kurti e Vuçiq s'e duan Asociacionin, u duhet një armik i jashtëm