Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Gjermani, duke folur në një takim të fondacionit “Friedrich Ebert”, ka thënë se Serbia po negocion, ndërsa Kosova është i vetmi vend në të gjithë kontinentin, njerëzit e të cilit e kanë të ndaluar të lëvizin lirisht pa liberalizimin e vizave.
Ai tha se nuk mund të jesh pjesë e Bashkimit Evropian nëse nuk je në gjendje të flasësh me fqinjin e të bashkëpunosh me të. Sipas tij, BE e ka fuqinë për të mbajtur fort paqen dhe të parandalojë konfliktet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dialogu mes Kosovës e Serbisë vazhdon. Serbia po negocion, ndërsa Kosova është i vetmi vend në të gjithë kontinentin, njerëzit e të cilit e kanë të ndaluar të lëvizin lirisht pa liberalizimin e regjimit të vizave. Njerëzit me të drejtë pyesin: Si ishte e mundur të shkonim në Gjermani pa viza, me pasaportë jugosllave, kur ishim nën diktaturë dhe tani që jemi një vend i pavarur nuk mund të dalim jashtë kufijve tanë?!”, tha Rama, transmeton Kosovapress.
kryeministri shqiptar theksoi se Shqipëria nuk duhet të humbë perspektivën evropiane, pasi Evropa, siç u shpreh ai, ka të bëjë me të ardhmen, paqen dhe sigurinë. Në këtë drejtim ai ka nënvizuar rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe një drejtësi funksionale.
“Njerëzit tanë e dinë se nuk mund të jemi anëtarë krenarë të Bashkimit Evropian nëse kemi një sistem drejtësie që nuk funksionon. Lufta kundër korrupsionit ka të bëjë me modernizimin e vendit, ndërtimin e institucioneve dhe të mekanizmave që e bëjnë shtetin imun nga subjektiviteti i njerëzve. Pjesa ku deri tani nuk ka pasur asnjë progres është pjesa e gjyqësorit, pa ndëshkueshmëria”, u shpreh Rama.