Tiranë, 29 qershor Një nga aspektet që vuri në dukje kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë takimit me strukturat e integrimit në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, ishte fakti që me vendimmarrjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë, Bashkimi Europian nuk e la pas agjendën e evropianizimit dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Në këtë proces, pavarësisht vështirësive të mëdha të brendshme, qasjeve të ndryshme të disa vendeve të njohura botërisht, nuk është lënë pas agjenda e europianizimit dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo ka rëndësi themelore për ne sepse ne, me fakte, qoftë Shqipëria, qoftë Maqedonia e Veriut, kemi treguar sesa shumë e rëndësishme është Europa për ne, jo thjesht në histori, por në dy pika dalluese që i kemi konstatuar dhe na janë vënë në pah në të gjitha takimet e bisedimet”, theksoi kryeministri duke vënë në dukje njohjen e reformave në Shqipëri dhe ndryshimin e emrit nga ana e Shkupit.
-
Rama: Integrimi në BE, forcë shtytëse drejt së ardhmes
-
Rama: Evropa ta mbajë fjalën, Shqipëria në BE më 2030
-
Rama: Evropa të zgjedhë Ballkanin, do të jemi truproja juaj
-
Rama: Kosova të mos e mendojë Serbinë, por t’i kryejë detyrat në raport me BE-në
-
Rama: Shqipëria të bëhet Evropa e Ballkanit Perëndimor