Saimir Tahiri, ministër i punëve të Brendshme, Blendi Klosi, ministër i Punës dhe mirëqenies Sociale, Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë dhe Bledi Çuci, ministër i Antikorrupsionit nuk do të jenë më pjesë e Qeverisë së Shqipërisë.
Këtë e ka konfirmuar vet kryeministri Edi Rama në komunikimin e rregullt javor në facebook.
Rama ka thënë se ndryshimet nuk kanë lidhje as me presionin e demokratëve dhe as me atë të Ilir Metës, por bëhen për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme.
Kryeministri tha se e vlerësoi maksimalisht punën e tyre në krye të ministrive respektiv. Sipas Ramës, vendet e tyre do të zëvendësohen nga katër socialistë të tjerë.