Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama i përgjigjet VV-së: Jemi marrë me probleme të mëdha

“Duhet opozitë e fortë të na shtyjë të kryejmë punë, por s’e kemi pritur të na shtyjë. Ne kemi bë shumë projekte, e jemi marrë me probleme të mëdha”, ka thënë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në përgjigjen e tij për kritikat e Lëvizjes Vetëvendosje, që më herët gjatë ditës e akuzoi për mospunë në 100 ditët e para të punës.

Teksa VV-ja kritikoi Ramën për probleme të shumta e për asnjë lëvizje pozitive, Rama ka thënë se në këto ditë ka bërë shumë punë.

Te punët e kryera, Rama ka përmendur çështjen me qentë endacakë. Sipas tij, ka nisur tashmë dhënia e pasaportave të kafshëve dhe është ndarë hapësira për këtë. Sipas tij, është punuar edhe në lirimin e hapësirave publike, ndërsa ka thënë se është bërë analizë e mirëfilltë për komunikacion. “Kemi gati projektin”, ka thënë ai.

Rama ka thënë se është diskutuar edhe mundësia për 30 autobusë shtesë, ndërsa ka thënë se do të bëhen ndryshime edhe me “Prishtina Parking”.