Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rubrikën Amarcord, ka publikuar një foto të vjetër të kasabasë së Gjakovës, transmeton atsh.
“AMARCORD
Është një ndjesi e veçantë të jesh në Gjakovë, qendër qytetërimi për ne shqiptarët, bash si Shkodra, me katolikë e myslimanë, me teqenë e famshme të saadinjve, kisha dhe xhami, aq pamëshirshëm shkatërruar e djegur gjatë luftërave për emancipim.
Teksa sheh këtë foto të vjetër të kasabasë së Gjakovës, mendon për qetësinë qytetare të banorëve të saj, njerëz të punës, intelektualë dhe dijetarë që i japin nder Kosovës dhe gjithë Shqipërisë”, shkruan Rama.
Dje u raportua për një vizitë të shkurtër të kdyrministrit Edi Rama në Gjakovë dhe për takimin e tij me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. U tha takimi ishte vetëm “për një kafe”.
-
Rama: Me Osmanin për të tashmen e të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri
-
Pamje nga vendi ku planifikohej mbledhja e dy qeverive
-
Haradinaj: Po vjen dita që Gjakovës t’i kthehet zhvillimi
-
Haradinaj takohet me studentë të Gjakovës
-
Rama për ditën e Pavarësisë publikon foto të luftëtarëve të Kaçanikut