Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e quajti lajm të mirë votën pro të Serbisë për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Ai shkroi në Twitter të enjten, se ky veprim i Serbisë është lajm i mirë për rajonin, derisa tha se pezullimi i Rusisë është refuzim i fortë “për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë”.
“Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë. Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin”, shkroi Rama.
Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë.Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin!
— Edi Rama (@ediramaal) April 7, 2022
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar të enjten për të suspenduar Rusinë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut gjatë një sesioni në New York, raporton BBC-ja.
-
Rama i del në mbrojtje Serbisë: Të mos i bëhet presion për vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë
-
Rama: Ukraina e ka gabim për Kosovën, por e drejta e saj për liri mbetet e padiskutueshme
-
Rama në OKB: Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar
-
Rama në OKB: Jemi buzë një rreziku të jashtëzakonshëm
-
Rama: Kosova dhe Serbia t’i tejkalojnë mospajtimet për t’ia pamundësuar Rusisë ndikimin në rajon