Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral majorin Lorenzo D’Addario.
Gjeneral Rama së pari i uroi detyrën e re komandantit të KFOR-it, gjeneralit Lorenzo D’Addario dhe më pas e njoftoi me zhvillimet e fundit rreth miratimit të ligjeve për misionin të ri të FSK-së.
Ai po ashtu e falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet NATO/KFOR-it dhe FSK-së, që është realizuar në fusha të ndryshme.
Sipas një komunikate të FSK-së, gjatë takimit, të dy gjeneralët vlerësuan lart bashkëpunimin e FSK-së me KFOR-in dhe shprehën gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në ardhmen.
-
Komandanti i KFOR-it shprehet i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me FSK-në
-
Komandanti i KFOR-it uron komandantin e FSK-së për Ditën e Forcës
-
Haradinaj takohet me gjeneralin e KFOR-it, thonë se situata në Kosovë është stabile
-
Gjendja e sigurisë në Kosovë vlerësohet e qetë
-
D’Addario: KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë