Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komandanti i KFOR-it uron komandantin e FSK-së për Ditën e Forcës

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, me rastin e Ditës së Forcës, ka marrë letër urimi nga komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Michele Risi.

Letra:

I nderuar gjeneral Rama,

Shfrytëzoj rastin që zyrtarisht t’ju uroj juve, grave dhe burrave të Forcës së Sigurisë të Kosovës festën e Ditës së Forcës.

Ky moment i rëndësishëm shënon një përvjetor të veçantë të vazhdimësisë së FSK-së në kontributdhënien e përgjithshme për sigurinë e Kosovës.

Përkushtimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtrimet e KFOR-it, siç është ajo “Shpata e Argjendtë” dhe ekspertizat që ndërlidhen me reagim ndaj emergjencave, pastaj operacionet e kërkim-shpëtimit dhe largimin e mjeteve të pashpërthyera, mbesin veprime të paçmuara sa duhet në afrimin e një ambienti të sigurt.

Për më tepër, shembulli i paraqitjes së FSK-së në ushtrimin “Cambrian Patrol” në vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar është një zë shtesë i rritjes së kapaciteteve të FSK-së, si dhe dëshmi për udhëheqjen tuaj.

Mezi pres të bashkëpunoj me ju, me të filluar vizitat si komandant i KFOR-it.

Ju dëshiroj fat dhe gjitha të mirat në ofrimin e mbështetjes për zhvillimin dhe sigurinë në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm