Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është takuar sot me udhëheqësin e Komisionit nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Luigi Brusa, ku kanë biseduar mbi projektet e hekurudhës dhe sallës koncertale.
Rama ka njoftuar se në këtë takim kanë vlerësuar hapat e mëtejshëm të komunës për t’i evituar vështirësitë potenciale.
“Sot patëm diskutim shumë konstruktiv me udhëheqësin e Komisionit nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Luigi Brusa, për dy projektet me rëndësi të madhe për zhvillimin kulturor dhe rijetësimin e infrastrukturës së Prishtinës. U fokusuam në vlerësimin e hapave të mëtutjeshëm që do të ndërmarrim si Komunë për t’i evituar vështirësitë potenciale. Me kënaqësi mirëpresim takimin e radhës për të ndërmarrë hapa konkret për realizimin e këtyre projekteve me vlerë kapitale për Prishtinën e Kosovën”, ka shkruar ai.
-
Murati për “tramët e autobusët elektrikë” të prezantuar nga Rama: Në kundërshtim me ligjin
-
Rama për hekurudhën Prishtinë-Durrës: Me Kurtin do t’i eksplorojmë dy pista financimi
-
Rama letër të hapur Kurtit, kërkon zhbllokimin e pengesave për Unazën e Prishtinës
-
Rama: Hekuran, pse nuk po i qet paret?
-
Rama për përleshjen në ambientet e Komunës: Organet e drejtësisë ta trajtojnë me përgjegjësi