Përcaktimi i kufijve administrativë ndërmjet Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut vazhdon të jetë peng i mosmarrëveshjeve rreth vijës administrative.
Memorandumi që do të përcaktonte kufirin është në pritje të nënshkrimit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, shkruan sot Koha Ditore.
Por, sipas Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ai po heziton ta bëjë një gjë të tillë.
Mospërcaktimi i këtyre kufijve ka bërë që këto dy komuna të mbesin pa plane zhvillimore, pa harta të zonimit dhe plane rregulluese. Në mungesë të tyre, Mitrovica e Veriut e shfajëson veten edhe për mosrespektimin e Ligjit për leje të ndërtimit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Jugu e Veriu në Mitrovicë zor të merren vesh për kufirin
-
Serbia kushtëzoi hapjen e Urës së Ibrit me zgjerim të territorit të Mitrovicës së Veriut
-
Lista Serbe kërkon shpallje të zgjedhjeve në veri, thotë se do të marrë pjesë
-
Lajçak mbërrin në veri, pritet nga Rakiq dhe kryetarët e komunave veriore
-
Thaçi shtyn zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës së Veriut