Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jugu e Veriu në Mitrovicë zor të merren vesh për kufirin

Kryetari i Mitrovicë së Veriut, Goran Rakiq, po vazhdon ta bllokojë procesin e caktimit të kufijve administrativë ndërmjet Mitrovicës Veriore dhe Mitrovicës së Jugut.

Pavarësisht lojërave të Rakiqit, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, sërish beson se kjo çështje do të zgjidhet para se të nisin takimet e radhës të negociatave të tjera në Bruksel, raporton KTV.

Bahtiri po ashtu beson se kryetari Rakiq do të pajtohet që Suhodolli të mbetet pjesë e Mitrovicës Jugore.

Thirrje për nënshkrimin e këtij memorandumi, kryetarit Rakiq i bënë opozita e Mitrovicës së Veriut.

Vetë kryetari Rakiq i ka thënë KTV-së përmes telefonit se është i gatshëm të bisedojë për një zgjidhje, duke mos treguar se cila do të ishte ajo.

Edhe Rakiqi mban peng përcaktimin e kufirit administrativ mes Mitrovicës Jugore dhe asaj Veriore Arbëri Rakiqi mban peng përcaktimin e kufirit administrativ mes Mitrovicës Jugore dhe asaj Veriore

"Jemi të gatshëm që të flasim dhe nuk ka problem që nuk mund ta zgjidhim, andaj pres që kryetari i Jugut, në bashkëpunim me ministritë në Prishtinë, të gjejë zgjidhje të përhershme lidhur me këtë", ka thënë Rakiq.

Caktimi i kufijve administrativë të komunave rrjedh nga marrëveshja e gushtit të vitit 2015 në Bruksel.