Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë bërë të ditur se kanë qartësuar kushtet nën të cilat kanë vendosur të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme të Kosovës.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, deklaroi se ndër kërkesat kryesore është formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes në dialogun në Bruksel.
Sipas fjalëve të tij, aty bëjnë pjesë edhe mbrojtja e pronës dhe kthimit të të zhvendosurve, si dhe zbatimi i ligjeve të Kosovës, në mënyrë që ato të mos mbeten “shkronjë e vdekur në letër”.
Ai ka thënë se Lista Serbe të gjithë hapat e vet do t’i ndërmarrë në interes të popullit serb në Kosovë.
Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë sqaruar, se për ministritë që do t’iu takojnë në qeverinë e ardhshme të Kosovës, kanë biseduar edhe me përfaqësuesit e koalicionit PAN dhe AKR-në e Behgjet Pacollit, transmetojnë mediet serbe.
-
Rakiq: Kushti ynë ishte themelimi i Asociacionit, i cili do të formohet së shpejti
-
Rakiq: Serbët dëshirojnë Asociacionin, faleminderit të gjithëve që ishin në barrikada
-
Rakiq: Marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet zbatuar, janë të detyrueshme
-
Rakiq: Do të largohemi nga institucionet e Kosovës nëse nuk formohet Asociacioni deri në fundvit
-
Rakiq: S’kemi lejuar që në krye të ministrive të vijnë njerëz që do t’u shërbenin interesave të Prishtinës