Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rakiq: S’kemi lejuar që në krye të ministrive të vijnë njerëz që do t’u shërbenin interesave të Prishtinës

Qëndrimi i Listës Serbe është i qartë dhe publik – jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me përfaqësuesit legjitim të zgjedhur të shqiptarëve në mënyrë që bashkërisht t’i zgjidhim problemet me të cilat ballafaqohet populli serb në Kosovë, i tha gazetës “Novosti” të Beogradit, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, transmeton Koha.net.

Rakiq tha se përgjegjësia bie, në radhë të parë, mbi qeverinë e formuar rishtas, që drejton institucionet në nivel qendror dhe se [ende është herët të jepen parashikime se çfarë do të jetë qëndrimi i pushtetit të Prishtinës ndaj serbëve.

Sipas fjalëve të Rakiqit, pozicionet e Listës Serbe në institucione janë rezultat i mbështetje plebishitare të qytetarëve dhe nuk janë fryt i marrëveshjeve me partitë në pushtet në Prishtinë.

Nuk kemi dashur të lejojmë që në vend të kuadrove tona në krye të ministrive të vijnë njerëz që do t’u shërbenin interesave të Prishtinës, është shprehur ai.

Rakiq po ashtu ka thënë se vazhdimi i dialogut midis Beogradit e Prishtinës pritet të fillojë posa të hiqet taksa ndaj prodhimeve nga Serbia.