Mikrobiologu Lul Raka përmes një postimi në Twitter ka kërkuar nga qytetarët që të jenë shumë të disiplinuar, pasi tani por sipas tij po futemi në dy javët vendimtare për jetë e më të dashurve tanë.
“Të dashur qytetarë të Kosovës. Po futemi në dy javët vendimtare për jetët e më të dashurve tanë. Pasi që nuk kemi as vaksinë e as ilaç kundër koronavirusit, arma e vetme na mbetet disiplina dhe kujdesi”, ka shkruar Raka.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.
“Fatin e përballjes e keni në duart tuaja, ju lutem të rrini në shtëpi”, ka shkruar Raka.
Artikuj të ngjashëm
-
Raka: Jemi në udhëkryq të betejës me koronavirus, ne nuk do t’iu lëmë vetëm
-
Raka këshillon për kujdes të shtuar gjatë festave të fundvitit
-
Lul Raka infektohet me koronavirus
-
Raka: Gjendja e jashtëzakonshme mund të shmanget nëse të gjithë bartin maska
-
Raka: Shqetësuese rritja e numrit të të infektuarve, politikanë kthjelluni e tregoni lidership