Mikrobiologu Lul Raka është infektuar me koronavirus.
Përmes një postimi në Facebooku, Raka ka njoftuar se ai nuk ka simptoma. Edhe bashkëshortja e tij ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, ndërsa dy fëmijë jo.
“Pas disa simptomave të shfaqura mbrëmë te gruaja Laura, sot u testuam për COVID. Unë dhe gruaja rezultuam pozitivë (unë nuk kam simptoma). Fëmijët, Lena dhe Lumi dolën negativë. (Learti punon e studion ne Prishtinë)”, ka shkruar ai në Facebook.