Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rahoveci formon komision për vlerësimin e dëmeve nga shiu

Komuna e Rahovecit ka formuar komisionin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga të reshurat e fundit.

Me këtë rast është kërkuar nga qytetarët që kanë pësuar dëme në pronat e tyre të paraqiten pranë organeve përkatëse komunale, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas njoftimit të Zyrës komunale për informim, kryetari Smajl Latifi, duke u bazuar nga situatën e krijuar në terren pas reshjeve të shiut ka nënshkruar vendimin për formimin e komisionit për “Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore-vërshimet e shiut”.

“Njoftohen qytetarët të cilët kanë pasur vërshime dhe deri më tani nuk i kanë njoftuar organet komunale të paraqiten tek zyrat e komisionit. Ju njoftojmë se zyrat e komisionit gjenden në objektin e vjetër të Komunës, në katin e dytë tek Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, përkatësisht tek kryetari i komisionit, Nisret Shala”, thuhet në njoftimin e ZI-së.

Komuna e Rahovecit ditë më parë pati intervenuar në pastrimin e kanaleve të ujërave atmosferike dhe rregullimin e rrugëve të dëmtuara si pasojë e shkrirjes së borës dhe reshjeve të shiut.

Artikuj të ngjashëm