Ish – deputetja e Kuvendit të Kosovës Rada Trajkoviq ka thënë se e kishte kritikuar Oliver Ivanoviqin kur kishte vendosur të dilte në zgjedhje , transmeton Koha.net.
“Ndal, i duhesh familjes, motrës e cila qenka më e pikëlluara, nipit që sot s’mundet pa ty, tre djemve tu të rritur”, citon kossev të ketë thënë gjatë një debati Rada Trajkoviq, profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë në Mitrovicë, kushtuar Oliver Ivanovqit.
Trajkoviq ka përkujtuar se Oliver Ivanoviq i ishte përgjigjur: "Nuk mund t’i lë në baltë. Më duhet të luftoj, e nëse duan të më vrasin, ata gjithsesi do të më vrasin”.
Rada Trajkoviq e ka lavdëruar punën e Ivanoviqit. “Atij nuk mund marrë rolin askush. Për këtë arsye ai nuk është lider i vogël për serbët e Kosovës . Ai është lider për serbët dhe madje, është lider i madh edhe për Beogradin – sepse po të mos ishte kështu, nuk do të kishte pasur sulme kundër tij kur u mbajtën zgjedhjet lokale,madje sulme shumë të verba dhe nuk do të favorizohej ashtu Lista Serbe”.
-
Trajkoviq: Bomba në veri, mesazh për serbët se mund t’u ndodhë si Ivanoviqit
-
Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që po merr
-
Personalitetet e vitit 2022: Rada Trajkoviq – Armikja e Vuçiqit
-
Rada Trajkoviq thotë se ka marrë kërcënime për veten dhe fëmijët e saj
-
Trajkoviq: Serbët në Kosovë duhet të çlirohen nga kriminelët