Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët pa distancë fizike presin për t’u testuar

Numër i madh i qytetarëve janë mbledhur në qendrën ku bëhet testimi për COVID-19 në Emshir.

Në fotografitë e dërguara në adresën e KOHËS shihet se qytetarët janë duke qëndruar afër njëri-tjetrit, duke mos respektuar distancën fizike.

Numri i rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka shënuar rritje. Vetëm të hënën 16 persona kanë vdekur nga COVID-19 dhe 827 persona kanë rezultuar pozitivë.