Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët mirëpresin ndryshimin e orarit të kufizimeve në lëvizje

Orari i ri i qarkullimit të lirë të qytetarëve duket se po u pëlqen atyre më shumë se ai paraprak.

Ani pse thonë se më pak kanë dalë kur nuk ishin fare këto vendime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, qytetarët shtojnë se shumicën e kohës dalin vetëm për shëtitje, raporton KOHA.

Vendimi i ri i Qeverisë përfshin ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 17:00-06:00 përveç nevojave mjekësore ose për prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, ky orar është shumë më i përshtatshëm se ai paraprak, ku qarkullimi ishte i ndaluar nga ora 10:00 deri 16:00.

Gjatë së premtes, Policia e Kosovës ka arrestuar 20 kosovarë në qytete të ndryshme për mosrespektimin e vendimit për parandalimin e përhapjes së covid-19.

Në raportin 24-orësh, evidentohet se më së shumti raste të tilla ka pasur në rajonet e Gjakovës, Prizrenit dhe të Prishtinës.

Të gjithë të arrestuarit, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.