Në 11-vjetorin e ratifikimit, akti më i lartë juridik i shtetit po cilësohet si më i shkeluri në vend.
Në ditën e miratimit të saj, më 9 prill të vitit 2008, zyrtarët institucionalë ishin zotuar se do ta respektonin atë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, shumë qytetarë nuk janë të kënaqur me zbatueshmërinë e Kushtetutës.
Se ka shkelje të Kushtetutës nga vetë pushtetarët e thonë edhe avokatë e përfaqësues të opozitës, raporton KTV.
Së fundmi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngritur edhe çështjen e referendumit që ka të bëjë me ndryshimin e kufirit apo siç e quan ai, ‘korrigjimin e kufijve’.
Por, ish-anëtari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës, profesori Arsim Bajrami, tha se Kushtetuta e Kosovës garanton integritetin territorial dhe derisa është në fuqi, askush nuk mund të ketë mandat kushtetues për të negociuar me territorin e Kosovës.
Kushtetuta e Kosovës e miratuar 11 vjet më parë, e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë.
Kushtetuta ka 14 kapituj dhe 162 nene.