Dekorimet e Vitit të Ri në Gjakovë, për disa orë nuk vlejtën asgjë, për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Ndonëse ky problem u rregullua vetëm për qendrën e qytetit, ishin të paktë qytetarët që dolën për ta pritur ndërrimin e moteve në Parkun e Qytetit, raporton KTV.
Pas orës 12:00 të natës, qytetarët e Gjakovës shprehën urimet e tyre për një vit më të mirë për ta.
Ata ishin të unifikuar në kërkesën e tyre për formimin e institucioneve qeverisëse.
Bashkë me banorët e Gjakovës, ishte edhe kryetari i komunës, Ardian Gjini.
Edhe
Vitin e Ri shumë qytetarë e pritën në errësirë
Ai, bashkë me urimet që pati, fajësoi edhe KEDS-in për mungesë të energjisë elektrike.
Pas mesnatës, kur edhe pritej të kishte më shumë raste në qendrën emergjente, çdo gjë, sipas mjekut kujdestar Jetish Jetishi, ishte e qetë.
Të qeta ishin orët e para të 1 janarit, edhe për Policinë Rajonale të Gjakovës.
Kristë Gjokaj, komandant në këtë stacion, tha se patrullat e policisë janë nëpër pikat kyçe të qytetit.
Edhe
Një pjesë e qendrës së Gjakovës mbetet pa energji elektrike
As zjarrfikësit në qytetin e Gjakovës nuk dolën në teren në ditën e parë të vitit. Komandanti i kësaj brigade tha se i gjithë viti për këtë njësi ka shkuar shumë mirë.
Rreth 5.000 banorë të Gjakovës, ndërrimin e moteve e pritën në terr, për shkak të mungesës së energjisë elektrike.