KEDS-i ka njoftuar se si pasojë e një defekti të paraqitur në linjën nëntokësore 10 kV- Konvikti në Gjakovë, një pjesë e qendrës së qytetit është pa energji elektrike.
“Për shkak se defekti është paraqitur në disa pjesë të linjës nëntokësore, e bën edhe më të komplikuar sanimin në kohë të shpejt. Ekipet tona janë në terren duke punuar pandërprerë, me të gjitha kapacitetet në dispozicion, në mënyrë që të rikthehet furnizimi sa më parë për konsumatorët e afektuar”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Kompania ka shtuar se me rënien e temperaturave, rrjeti është duke u ballafaquar me konsum të lartë të energjisë si pasojë e shfrytëzimit të energjisë elektrike për ngrohje, andaj ka bërë apel që sa më shumë të kursehet energjia dhe të shfrytëzohet pas orës 22:00.
-
Disa nga zonat e prekura nga vërshimet, pa rrymë
-
KEDS-i rikthen në funksion nënstacionin në Drenas, disa trafo-stacione ende të shkyqura
-
KEDS-i ndal rrymën në tri komuna për shkak të reshjeve
-
Ndalet rryma në QKUK, jashtë funksionit sistemi elektronik në ambulancat specialistike
-
Zjarret e mëdha lënë disa qytete pa rrymë