Ministri i Mjedisit, Palnifikimit Hapësinor dhe infrastrukturës, Liburt Aliu, ka paralajmëruar se në Kosovës së shpejti do të aplikohet Sistemi i Rimbursimit të Depozitave (SRD).
“Tashmë kemi hapur zyrtarisht thirrjen për Administrator të Sistemit të Rimbursimit të Depozitave (SRD-së)”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Me realizimin e këtij sistemi, qytetarët do të mund t’i kthejnë shishet e zbrazëta të plastikës, qelqit e kënaçet dhe t’i marrin sërish paratë të cilat i kanë si depozitë, kur kanë blerë produkte në shishe e kënaçe.
“Sistemi i Rimbursimit të Depozitave, do të ulë ndjeshëm ndotjen nga shishet plastike, shishet e qelqit dhe kënaçet e aluminit. Ky Sistem njëherësh është një mekanizëm ku konsumatorët paguajnë një depozitë për produkte si shishe plastike apo të tjera dhe pastaj e marrin këtë depozitë përsëri kur e kthejnë produktin e zbrazët”, ka shkruar Aliu.
Ai ka ftuar të gjithë të interesuarit të aplikojnë në thirrjen për Administrator të Sistemit të Rimbursimit të Depozitave.
-
Ekspertët e mjedisit kritikojnë institucionet për moskonsolidim të sistemit për riciklim të mbeturinave
-
Rritet deponimi i mbeturinave në Kosovë
-
Kurti thotë se qeset e plastikës ishin ndër shkaktarët e vërshimeve të fundit
-
Ministri Aliu monitoron zbatimin e UA për qeset e plastikë, paralajmëron inspektime të shpejta
-
Ndalohet përdorimi i disa llojeve të qeseve të plastikës, disa bëhen me pagesë