Emërimi i Shpend Ahmetit si bashkëkryesues i Ekipit negociator në dialogun me shtetin serb, po shihet si i dëmshëm për Komunën e Prishtinës.
Opozita në Prishtinë e ka kritikuar Ahmetin, duke thënë se po i lë anash problemet e shumta, në cilat ndodhet komuna, raporton KTV.
Lidhja Demokratike e Kosovës angazhimin e Ahmetit në dialogun me Serbinë e sheh si arsyetim për dështimin me qeverisjen në Prishtinë.
Qytetarët thonë se angazhimi i tij në bisedime me Serbinë, është jo legjitim.
Ata kanë kërkuar që Ahmeti të zgjedhë mes detyrës si kryetar komune dhe asaj si bashkëkryesues i Ekipit negociator.
Por, ka edhe të mendimit që Ahmeti mund t’ia dalë në të dyja angazhimet.
Edhe
Qytetarët dhe opozita e ftojnë Ahmetin të zgjedhë mes Prishtinës dhe Brukselit
Kryetari Shpend Ahmeti qeveris me Prishtinën në një mandat të dytë, pas fitores në fund të 2017-s ndaj Arban Abrashit të LDK-së.
Ai ka qenë i paqasshëm të martën për koment, por më herët në disa intervista ka thënë që angazhimi i tij me dialogun në Bruksel, nuk do ta pengojë punën e tij në Prishtinë.