Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët akuzojnë Komunën e Gjilanit se po jep shërbime prej dritareve, kjo e mohon

Një qytetar nga Gjilani, pretendon se në zyrat e Drejtorisë për Buxhet dhe në ato të Zhvillimit Ekonomik në këtë Komunë, shërbimet po kryhen jashtë radhës së pritjes, përmes dritareve të këtij objekti.

Ai ka fotografuar një person, për të ciolin thotë se ka marrë shërbime komunale jashtë rregullave. Fotografitë i ka dërguar në adresë të portalit Koha.net, duke sqaruar se bëhet fjalë për zyrat e këtyre dy drejtorive.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Koha.net ka kontaktuar me zëdhënësin e Komunës së Gjilanit, Muhamet Pajaziti, i cili ka sugjeruar që pyetjet të adresohen te drejtori komunal, Zijadin Maliqi.

Ky i fundit, ka kërkuar sqarime shtesë, ndërsa pasi i ka parë fotografitë i ka thënë portalit se “nuk bëhet fjalë për objekt komunal”.

“Jemi mbledhur të gjithë dhe nuk po arrijmë ta identifikojmë ku është kjo pjesë e objektit”, ka thënë Maliqi për Koha.net.

{gallery}